Tragjedia në Maqedoni/ Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje

14 Shkurt 2019, 13:40

Kuvendi ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje për tragjdedinë e ndodhur dje në Maqedoni.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ftoi të gjithë deputetët të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën dje në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Shkup-Tetovë ku humbë jetën 15 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.