TRAGJIKE në Fier/ Gruaja bie nga kati i dytë duke larë xhamat, gjen vdekjen

28 Shtator 2019, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2019-09-28 14:19:58

FIER - Një grua ka gjetur tragjikisht vdekjen pasi ka rënë nga dritarja nga kati i dytë teksa ishte duke larë xhamat.

Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth orës  11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier.

50-vjeçarja me inicialet R.D,  ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend. 

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.