TRAGJIKE në Zvicër, e moshuara vret me thikë 7-vjecarin nga Kosova! Nëna: Më mori lulen më të bukur

22 Mars 2019, 15:41

Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Basel të Zvicrës, ku një grua e moshuar 75-vjeçare ka vrarë me thikë një vogëlush 7-vjeçar nga Lipjani i Kosovës, afër shkollës së tij. Rastri tragjik ka ngjallur revoltë shoqërore ku pati marshime protestuese për aktin e rëndë të të moshuarës, në vendin ku u vra fëmija.

Djali humbi jetën dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Baselit, ku gruaja, që tashmë është vetëdorëzuar në polici, e theri me thikë të voglin.

7-vjeçari Mërgim. L nga komuna e Lipjanit po kthehej nga shkolla kur u ther në mes të rrugës nga e moshuara e cila e pranoi krimin para organeve të rendit. Djali jetonte prej vitesh në Basel me familjen e tij, ndërsa mbeten ende të mistershme shkaqet e këtij krimi makabër.

Nëna e Mërgimit: Ajo grua më shkatërroi jetën, më mori lulen më të bukur

Nëna e vogëlushit, është e shkatërruar. Ajo ende nuk e beson atë që ka ndodhur. Thotë se nuk i di motivet e vrasjes së djalit të tij që për herë të parë po kthehej i vetëm nga shkolla për në shtëpi. Nuk e njeh vrasësen e birit të saj, por di të e sigurt se tashmë jeta e saj është shkatërruar.

 “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë. Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë", thotë Fatma, nëna e Mërgimit teksa nuk i ndal dot lotët. Kujton edhe momentin e fundit me djalin teksa i shkoi në krevat herët në mëngjes: "Ishte aq i lumtur", thotë ajo.