Tragjike/ Përfshihet nga flakët një banesë në Kurbin, gjendet i pajetë fëmija 2-vjeçar

17 Janar 2020, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2020-01-17 18:13:54

KURBIN-  Zjarri në një banesë në Sanxhak të Kurbinit i ka marrë jetën një fëmije 2-vjeçar. Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 të pasdites së sotme në banesën e H.Ç., ndërsa pas mbërritjes së policisë në ambientet e brendshme të saj është gjetur trupi i pajetë i 2-vjeçarit.

Policia njofton se nga verifikimet e para ka rezultuar se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.