Tragjike/ Zjarr në shkollë! Humbin jetën 19 studentë indianë, 20 të tjerë të lënduar

25 Maj 2019, 11:33

INDI- Një zjarr në një shkollë në Suri u ka marrë jetën 19 studentëve e ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por mësohet se studentët që kanë humbur jetën janë të gjithë nën moshën 20 vjeç. Disa prej tyre u shkrumbuan nga zjarri, ndërsa disa të tjerë gjetën vdekjen duke tentuar që t'u shpëtonin flakëve.

"Nxënësit humbën jetën për shkak të zjarrit dhe teksa po tentonin që të dilnin nga ndërtesa", tha për AFP, Deepak Sapthaley, zyrtar i lartë në departamentin zjarrfikës.

Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet, si dhe kërkoi nga autoritetet që të zbardhnin të plot këtë ngjarje tragjike.