'Si je mirë je', trajneri shpulla futbollistëve: Doni me lujt me Laçin ju, nuk keni flejt gjithë natën, me ju mund ai ekip lask..ësh

29 Tetor 2019, 23:05 | Përditesimi i fundit: 2019-10-29 23:13:28

LAÇ-Një video skandaloze vjen nga futbolli i moshave, kur trajneri i Laçit U-17, Ndue Tarazhi ka goditur me shpulla të gjithë një e nga një pasi kanë humbur ndeshjen.

Të gjithë futbollistët e rinj qëndrojnë me kokat ulur teksa trajneri i ofendon dhe i qëllon aton Në vend t'i kritikojë dhe t'i mësojë që një gjë e tillë të mos ndodhë më në fushën e blertë, Tarazhi i dhunon fizikisht, por edhe psikologjikisht. Duket se një gjë e tillë nuk është hera e parë, pasi siç mund të shihet edhe nga videoja, askush nga djemtë nuk reagon, por fatkeqësisht janë mësuar me këtë dhunë nga ana e trajnerit të tyre, që mesa duket ka ngatërruar se nuk po trajnon sportist në arte marciale, por futbollist. Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu", dëgjohet teksa u thotë trajneri.