Trajleri përplaset me bordurën anësore në Rrugën e Kombit! Bllokohet qarkullimi i automjeteve në njërin krah të saj

7 Mars 2020, 16:51

MILOT - Një mjet i tonazhit të rëndë, tip trajler ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset anësore në segmentin Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit, në afërsi të urës me harqe.

Mësohet se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i trajlerit ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë.