Trajneri i volejbollit i Tiranës, Ardian Gorenca, vlerësohet me Medaljen e Mirënjohjes! Veliaj e falenderon sukseset që i ka sjellë qytetit

25 Janar 2021, 19:11

Kryebashkiaku Erion Veliaj nderoi me Medaljen e Mirënjohjes së qytetit një nga figurat e shquara të volejbollit shqiptar, trajnerin e ekipit të vajzave, Ardian Gorenca. Gjatë një ceremonie surprizë, me rastin e daljes së tij në pension, “Sport Klub Tirana” dhe Veliaj i shprehën atij mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite, duke trajnuar mbi 10 breza të ekipit elitë të volejbollit të vajzave në Shqipëri.