Trajneri kërkon doktorë e fizioterapistë, Qerimaj: Në Europian për medalje

2 Prill 2019, 15:59

Që prej datës 12 mars kombëtarja shqiptare e peshëngritjes ka nisur grumbullimin për kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjeorgji nga data 6 deri më 12 prillë. Në këtë kompeticion Shqipëria do të përfaqësohet nga 5 peshëngritës: Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Briken Calja, Endri Karina dhe Krenar Shorja.

Për Qerimajn do të jetë një garë shumë e vështirë, por peshëngritësi shkodran mbi të gjitha synon madalje:

“Normalisht është një garë shumë e fortë pasi është pesha mesatare e trupit të njeriut, 81 kilogramë, ka më shumë konkurentë nga të gjithë kategoritë e tjera. Shpresoj të shkojë mirë dhe përveç pikëve olimpike shpresoj edhe për medalje.”

Ndërkohë trajneri i Kombëtares Zef Kovaci, përveçse është mjaft optimistë që të gjithë peshëngritësit të marrin madalje, vë në fokus edhe disa probleme immediate që ka pëshëngritja shqiptare:

“Ne si gjithmonë për 35 vite kërkojmë doktorë e fizioterapistë. Kur ikim jashtë marrim qefli, gazetarë, kuadra, drejtues, por vetëm për doktorë e fizioterapistë nuk bëhet fjalë.”

Në kampionatin Europian të peshëngritjes në Gjeorgji nuk do të ketë asnjë sportiste femër nga Shqipëria.