Trajneri Reja: Kjo mundësia e fundit për të shpresuar te kualifikimi

9 Shtator 2019, 15:03

Trajneri i Kombëtares Edy Reja si dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë folur sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën, e cila luhet tre ditë pas humbjes me Francën. Tekniku Italian fillimisht është shprehur se me kampionët e botës Shqipëria nuk e interpretoi lojën ashtu siç mendoi ai, ndërsa për Islandën do të bëjë disa ndryshime në formacion.

Islanda dhe skema – Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur ;unat në këtë lloji moduli. Në Islandëe djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë  e dy që sulmojnë nga krahët.

Pra, më shumë se sa sitemi në veteve, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.

Ndeshja me Islandën finale apo presion?

Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.