Transferuan prodhimin e drogës nga Shqipëria në Itali, prangosen 6 shqiptarë dhe 5 italianë në Bari! Sekuestrohet lëndë narkotike dhe armë

8 Qershor 2022, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2022-06-08 17:51:22

6 shqiptarë dhe 5 italianë janë prangosur nga policia italiane përmes një mega operacioni të zhvilluar ditën e djeshme, pasi akuzohen për trafikim të tonelatave drogë në tregun evropian. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane droga transportohej në Puglia dhe më pas shpërndahej edhe në rajone të tjera.