Transformim epokal në Urgjencën Kombëtare/ Rama: 1 mijë jetë më shumë të shpëtuara

1 Nëntor 2019, 18:12

TIRANE- Kryeministri Edi Rama,mori pjesë në eventin për Modernizimin e Urgjencës Kombëtare, në Spitalin e Traumës ku foli për përparimet e bëra në fushën e mjekësisë, gjë që ka sjellë më shumë jetë të shpëtuara dhe një shërbim më efikas për të gjithë pacientët.

Rama tha se nga transformimi epokal sot kemi mesatarish 1 mijë jetë të shpëtuara më shumë se në të shkuarën.

“Transformimi epokal që ka ndodhur në Shërbimin e Urgjencës Kombëtare bën që të kemi mesatarisht 1 mijë jetë të shpëtuara më shumë se në të shkuarën, për rastet e urgjencave kardiake, traumatike apo cerebrale. Për këdo që nuk ka pasur punë me Shërbimin Kombëtar të Urgjencës dhe që pafajësisht mban në kujtesë ndonjë episod nga e shkuara, gjithçka ne themi sot tingëlloi si propagandë.

Kjo mund të jetë për të gjithë ata që fatmirësisht nuk kanë pasur nevojë të drejtohen në shërbimet tona spitalore gjatë këtyre viteve transformuese. 1 mijë jetë të shpëtuara nuk bën lajm, 1 jetë e humbur bën lajm dhe bujë, apo akoma më keq, një gënjeshtër.

Do të ishte e paimagjinueshme dhe jo më e realizueshme më parë, sepse Urgjenca Mjekësore e kishte të pamundur të trajtonte më shumë se 3 raste në të njëjtën kohë", u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u ndal të fliste edhe për shërbimin e Urgjencës Mjekësore. Rama tha se sot ky shërbim është një nga historitë më domethënëse të transformimit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri

    No videos found.