Transformimi i Dhërmiut, Rama: Fshati shqiptar që ua bën me sy fshatrave të turizmit Francez

5 Korrik 2020, 11:48

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me disa pamje nga transformimi i Dhërmiut. Sipas kreut të qeverisë, ky fshat sot konkurron edhe fshatrat e turizmit elitar në jug të Francës.

"Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fshat bregdetar që ka rilindur pas vitesh të tëra harrese e rrënimi, e sot ua bën me sy fshatrave të turizmit elitar në jug të Francës, ju uroj një të dielë të bukur", shkruan Edi Rama në Facebook.Dhërmiu është një nga fshatrat më të frekuentuar nga turistët gjatë sezonit veror.

    No videos found.