Transformimi i luanit Lenci, i Shpëtuar nga Kopshti Zoologjik ‘Horror’ në Fier

13 Maj 2020, 15:06

Nga një luan i kequshqyer, Lenci i mbijetoi ferrit dhe tani po jeton jetën e tij më të mirë në qendrën Felida në Holandë. 

Të gjithë i mbajmë mend fotografitë e Luanit me emrin Lenci, me një sy të infektuar, të kuqërremtë dhe gjysëm të mbyllur vitin e kaluar në një kopsht zoologjik në qytetin e Fierit, në një kafaz të vogël pa dritë natyrale.

Por fotografitë e Lencit bënë xhiron e botës edhe në shumë media botërore.

Tani pas rreth një viti, luani Lenci ndodhet në qendrën Felida në Holandë ku ekipi që kujdeset për të e përshkruan si një luan miqësor, plot humor dhe aktiv, që i pëlqen të luajë dhe i tregon botës çdo mëngjes me zërin e tij mbresëlënës, që është një kafshë madhështore

Përveç tre luanëve, një ari dhe një zebër, disa dre, antilopë dhe dhelpra u hoqën gjithashtu nga kopshti zoologjik në Fieri, i cili është mbyllur që nga ajo kohë nga autoritetet shqiptare

Ariu u dërgua në Gjermani, zebra vdiq gjatë rrugës për në kopshtin zoologjik të Tiranës, antilopat janë të shëndetshme dhe dhelprat u lëshuan në liri.

Lenci dhe dy luanët e tjerë të shpëtuar, Bobby dhe Zhaku, kishin nevojë të jashtëzakonshme për kujdes mjekësor të specializuar, të cilën qendra Felida ishte në gjendje të sigurojë. 

Qendra Felida ndodhet në Nijeberkoop, një fshat i vogël në pjesën Veriore të Hollandës dhe kujdeset për luanët që diku dhe dikur kanë jetuar në kushte të vështira apo abuzive në robëri të plotë në cirqe apo kopshte zoologjikë anembanë botës