Transformohet qendra e Baldushkut, Veliaj përmend gafën e Bashës:S'mund t’i japim njohuritë bazë të gjeografisë!

25 Qershor 2020, 18:40 | Përditesimi i fundit: 2020-06-25 18:45:56

Pas Petrelës, Zallbastarit, fshatit Qeha dhe Pëllumbasit, Bashkia e Tiranës transformon edhe qendrën e fshatit Baldushk, duke përfshirë rrugën, sheshin, zyrat e Njësisë Administrative dhe qendrën e kulturës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se krahas rregullimit të qendrave urbane, po punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale.