Transmetimi live/ Protestuesi shpërthen në fyerje ndaj Ramës, ja kërcënimet me “pullë të kuqe”

3 Prill 2018, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2018-04-03 11:55:56

Dy qytetarë shpërthyen në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama në transmetimin direkt të Report TV nga Kukësi, pas vendimit të gjykatës së këtij qyteti për ta shqyrtuar nesër masën e arrestit për 23 të ndaluarit për protëstën e dhunshme në Kalimash.

Report Tv pyeti lidhur me këtë vendim disa të afërm të personave të ndaluar që ishin mbledhur përpara Gjykatës së Kukësit.

Gazetari Arsen Rusta iu drejtua vëllait të njërit prej të ndaluarve, duke i kërkuar që të shprehte një mendim lidhur me shtyrjen e gjykimit për nesër, mirëpo ky i fundit nisi të fyente kryeministrin Edi Rama.

Gazetari i vuri në dukje qytetarit se mund ta shprehte lirshëm mendimin e tij, mërëpo pyetja kishte lidhje me shtyrjen e vendimit të gjykatës për nesër.

Në këtë pikë ndërhyri një tjetër i pranishëm i cili shpërtheu edhe mëkeq në lidhje direkte me ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërcënoi se në rast se të ndaluarit nuk lirohen deri sot pasdite, ata do të dalin sërish nesër në “Rrugën e Kombit” për ta shkatërruar.

Në këtë pikë, folësja e Report TV, e ndërpreu lidhjen duke e konsideruar si pa etikë gjuhën e përdorur në transmetim direkt nga qytetari i revoltuar.

    No videos found.