TIRANË- Transporti ajror është më i preferuari për shqiptarët. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Instituti i Statistikave, ku referuar shifrave zyrtare për 11 mujorin e vitit 2019 ka pasur një rritje me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Koha më e shkurtër e udhëtimit, rehatia, por edhe për faktin se shpesh është një zgjidhje e "detyruar" për të përshkruar distanca më të largëta, e ka shndërruar transportin ajror në numrin "një" për shqiptarët, përtej çmimeve të kripura të biletave.
Në muajin Nëntor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,2 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjetëmujorin 2019 është 3.066.488 pasagjerë, duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", njofton INSTAT.
Në vendin e dytë, renditet transportin detar. Referuar INSTAT, ai ka pësuar një rritje të ndjeshme me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.