Transporti urban në Berat, udhëtarët nuk respektojnë rregullat e COVID-it! Fatorinat: Nuk i detyrojmë dot qytetarët

16 Gusht 2020, 13:27

Rifillon prej 10-ditësh shërbimi i transportit urban në Berat. Qytetarët pa masa mbrojtëse e pa respektuar distancën brenda urbanëve që lëvizin në qytet. Asnjë kontrroll në këtē shërbim,ku gjithkush bën si do vetë.

Pas 5-muajsh pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit, linjat e transportit urban në qytetin e Beratit kanë rinisur prej 10-ditësh shërbimin. Edhe pse me vonesë nga të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë, edhe në Berat shërbimi i transportit urban ka vijuar duke zbatuar protokollet e sigurisë, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.