Transportonte klandestinë/ Fuoristrada bie nga 100 metra lartësi në Gramsh! 2 të vdekur, 7 të plagosur! Arrestohet shoferi

23 Shkurt 2020, 16:25

GRAMSH- Dy persona humbën jetën dhe 7 të terë mbetën të plagosur, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi me rrota në ajër. Automjet tip 'Fuoristradë', që po transportonte 8 refugjatë klandestinë nga Siria, Iraku dhe Jemeni ka dalë nga rruga mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez. Dy viktimat ishin shtetas sirianë, ndërsa mes të plagosurve është dhe drejtuesi i mjetit Mikel Gjeli, 28 vjeç, i cili përfundoi ditën e sotme në pranga e policisë për akuzën shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe kalim të paligjshëm të personave në kufi. Sipas prokurorisë ai rrezikon të dënohet nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Rreth orës 22:00 të së shtunës, automjeti doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 100 metrash, ku humbën jetën 2 sirianë dhe u plagosën 7 të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe refugjatët që vinin nga vendet e treta. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura dhe trauma të ndryshme por fatmirësisht ndodhen në gjendje të stabilizuar. Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.

    No videos found.