Transportuan 7 mln paund në 80 fluturime drejt Belgjikës, Greqisë e Shqipërisë, dënohen 3 shqiptarët në Angli

22 Dhjetor 2018, 15:27

Një gjykatë angleze ka dënuar tre shqiptarë të cilët transportin parave cash në mënyrë ilegale jashtë Anglisë.

Jak Kolicaj u dënua me 8 vite burg, Gjelosh Kolicaj 6 vite burg ndërsa Faton Syberi 2 vite e 5 muaj burg për transportin e 7 milion stërlinave.

Agjencia Kombëtare e Krimit të Organizuar NCA zbuloi se tre korrierët shqiptarë kishin ndërmarrë 80 udhëtime me arepolan për të transportuar paratë cash gjatë periudhës kohore Nëntor 2016 deri në Janar 2018.

Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç trasportonin korrierët e parave deri në aeroport duke pritue deri sa ata të përfundonin procedurat e check in.

Ky rrjet kriminal kishte rektuar edhe disa shtetas rumun si korrierë të cilët nga Anglia dërgonin paratë në Belgjikë, Greqi dhe Shqipëri.
Paratë fshiheshin në disa valixhe të modifikuara më një shtresë të dyfishtë.

Aaron Chappell, nga agjencia NCA tha se ky grup ndërmori një numër udhëtimesh jashtë Anglisë duke transportuar shuma të mëdha parash cash në drejtim të Shqipërisë.