Tre arsyet pse të huajt vijnë në Shqipëri, Italia ka numrin më të lartë të rezidentëve në vendin tonë

24 Gusht 2020, 15:23

Studimi është një nga motivet kryesore që largon me dhjetëra të rinj nga vendi, për çdo vit. Por po ashtu studimi është një nga arsyet kryesore që po tërheq italianët drejt vendit tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në vitin 2019, rreth 20,5% e të huajve italianë që janë rezident në vendin tonë, kanë si motiv qëndrimi studimet. Ndërsa 61.9% kanë si arsye punësimin dhe në vend të tretë është bashkimi familjar. Konkretisht sipas të dhënave në fund të vitit të shkuar, në vendin tonë ishin 2753 shtetas italianë rezident në vend dhe praktikisht 500 prej tyre kanë arsye studimi.