Tre ditët e fundit për të përfituar nga Rindërtimi/ Ruseti: Sportelet do punojnë me orare të zgjatura, shfrytëzoni kohën e mbetur

25 Shkurt 2020, 16:50

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga aplikimi për plotësimin e formularit, përmes të cilit qytetarët e dëmtuar nga tërmeti përfitojnë nga programi i rindërtimit, sportelet e 27 njësive administrative të Tiranës qëndrojnë të hapura me orare të zgjatura. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për të përfituar nga programi.