Tre efekivë të plagosur, Veliu i shkon në spital dhe falenderon kolegët: Ishit profesionistë

16 Mars 2019, 17:47

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan  gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit  ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas Drejtor i i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.