Tre kandidatë të kualifikuar, KLGJ nis procesin e intervistave për Gjykatën e Lartë

27 Shkurt 2020, 10:32

TIRANE- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procesin e intervistave në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale. I pari është pyetur është Sokol Sadushi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor premton që pas dy ditëve të dërgojë në presidencë emrat e gjyqtarëve të rinj për t'u emëruar në Gjykatën e Lartë. Në garë për këto poste rezultojnë se janë Sokol Sadushi, Ilri Panda dhe Ervin Pupe.Kështu, ndizet drita jeshile për 35 mijë dosjeve të mbetura stok në bodrumet e Gjykatës së Lartë, që për më shumë se 1 vit e gjysmë është jo funksionale dhe vetëm ka arkivuar dosje.