Tre makina përfshihen në aksident në Fier, një i vdekur dhe pesë të plagosur

28 Nëntor 2019, 17:45

FIER-Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Zharrëz-Fier.

Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një persona ka humbur jetën.

Ndërsa të plagosurit janë; Zenepe Gurguri dhe Teuta Gurguri që ndodheshin në një makinë, Egi dhe Eni Ulaj në të dytën dhe në automjetin e tretë Sidorela Luli.

Shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë dyshohet se janë bërë shkak që tre makinat të përfshihen në aksident.