Tre muaj pas dëmtimit nis puna për restaurimin e kolonave të monumentit të Nimfeut në Apoloni

30 Qershor 2020, 18:15

Tre muaj pas dëmtimit të parkut Arkeologjik të Apolonisë ka nisur puna për restaurimin e kolonave. Drejtoresha Ornela Dyrmishaj tha se janë marrë masat që akte të tilla vandale të mos përsëriten më, por nga ana tjetër ngjarja është e veshur me mister, pasi ende nuk janë zbuluar autorët.