Tre persona përgjigjen nën rrënoja në Thumanë, fiken eskavatorët!

26 Nëntor 2019, 09:08

Një person sapo është gjetur i gjallë nën rrënoja në një nga pallatet që u shembura në Thumanë. Ky persona ka kërkuar fillimisht ndihmë nga telefoni.

Ndërkohë që dyshohet se nën rrënoja janë edhe dy persona të tjerë. Ata u janë përgjigjur forcave të evakuimit. Kështu eskavatorët janë fikur në mënyrë që të mos krijohen dëme tek personat nën rrënoja.  Të gjitha tullat do të hiqen me dorë një nga një.

Ndërkohë gazetari i Report Tv bën me dije se pas lëkundjet e tërmetit janë të herëpashershme.