Tre vatrat e nxehta të virusit në Tiranë, epidemiologët: Ka rritje të rasteve te moshat e re

2 Gusht 2020, 11:30

TIRANE-Epidemiologët deklarojnë se tre janë vatrat kryesore të infeksionit në kryeqytet. "Kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale si 'Astiri', 'Fresku' dhe deri diku 'Kodra e Diellit'.

Vatrat kryesore janë komunitaret pas rihapjes, sidomos nga festat, ditëlindjet që marrin pjesë grupe të rinjsh apo grumbullimet ne ceremoni mortore".