Tre vepra për virusin në skulpturë, Emanuel Koko: Investimi në kulturë, shumë i ngadaltë!

11 Maj 2020, 17:24

I gjendur i befasuar nga izolimi i jetës së përditshme për shkak të pandemisë, si pedagog në Liceun Artistik të Arteve, por edhe si skulptor, Emanuel Koko na rrëfen veprat, që ka realizuar në studion e tij.

 “Befasisht na u tha se do të izolohet shkolla, do izolohet jeta edhe do të mbyllet gjithçka. Në këtë çast përfytyrova, edhe bëra disa krijime për virusin, që na ka izoluar brenda. Kam fiksuar këtë motiv edhe këtë moment, për faktin se ne nuk duhet që të harrojmë asnjëherë, pasi ne zakonisht harrojmë. Gati, gati mua skulptura më ka ndihmuar plotësisht. Ka qenë një kohë që jam marrë me punë krijuese, edhe përveç kësaj kam bërë edhe punë të tjera. Gati se kam ndierë fare që ka një pengesë”, rrëfen Koko.