Tre zjarre janë shënuar ditën e sotme.Elbasan dhe Fushë-Krujë dhe një në Tiranë

25 Shkurt 2019, 16:28

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të nënstacionit elektrik të Fushë-Krujës. Ndërhyrja e operatorit të turnit të natës ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Zjarri ka rënë në linjën e tensionit 6000 volt e cila ka lëshuar shkëndija, pasi më herët ka shkaktuar defekt.

Operatori ka ndërprerë për rreth 40 minuta energjinë elektrike të të gjitha linjave që furnizohen nga ky nënstacion, për të shmangur dëmtime në rrjet.

Një zjarr ka përfshirë zonën e nënkatshëve në kreyqytet. Disa kazanë mbeturinash janë djegur duke shkaktuar shtëllunga tymi në të gjithë zonën.

Zjarrfikësit të cilët kanë qenë prezentë në aksionin për shembjen e hotel Vjosës kanë bërë të mundur shuarjen në kohë të flakëve të zjarrit.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, por siç duket edhe nga pamjet, shtëllungat e tymit kanë qenë të mëdha.