Tregjet e autobusët 'harrojnë' COVID! Zhduken tunelet e dezinfektimit dhe maskat (Vëzhgimi i Report Tv)

11 Gusht 2020, 17:08

TIRANË ‘Me fillimin e pandemisë së COVID-19 në disa prej tregjeve të fruta perimeve në kryeqytet nisi të zbatohej një protokoll i rreptë sigurie ku u instaluan dhe tunele dezinfektimi. Por sot ndonëse virusi i rrezikshëm është ende prezent, në tregje gjithçka duke se i është kthyer normalitetit, ku dhe tunelet e dezinfektimit nuk ekzistojnë më.”

E vetmja shenjë që na kujton se në vend virusi vijon të jetë prezent janë tabelat sinjalizuese me përmbajtjen "ruani distancën, respektoni sinjalistikën". Qytetarë pa maska dhe pa distancë është panorama që ofrojnë sot tregjet e fruta perimeve në kryeqytet.