Tregjet e fruta-perimeve në Fier të mbipopulluara, askush me maska. Të gjithë për të blerë

12 Mars 2020, 12:23

Pavarësisht masave që duhen marrë për të ruajtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, në tregun e fruta perimeve në qytetin e Fierit shfaqet një tjetër panoramë.

Njerëzit janë të grumbulluar masivisht për të blerë fruta e perime dhe shihet se asnjëri nuk është me maska mbrojtëse në fytyrë. Vetëm në të rrallë sheh ndonjë tregtar që të ketë maskën.

Produktet më të kërkuara janë limoni, portokalli, e molla që janë reflektuar edhe në rritjen e çmimeve.

Fruta këto që në këtë situatë gripale dhe me të infektuarit e parë në Shqipëri nga COVID-19, janë të sugjerueshme të përdoren.