Tregjet e Korçës të zbrazëta, as Pashkët nuk rrisin fuqinë blerëse

17 Prill 2020, 15:18

Si asnjëherë më parë java e Pashkëve e ka gjetur të zbrazët tregun e fruta perimeve në Korçë . Sot në tregun e Korçës blerësit i numëron me gishtat e dorës.

Shtetrrethimi total për dy ditët që pasojnë dhe Pashka ortodokse nuk kanë ndikuar aspak për rritje të fuqisë blerës,ndërsa për dyndje e rrëmujë nuk bëhet fjalë në këtë treg ku të vetmit që sheh janë tregtarët.

Mbërritja e Covid 19 ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse e cila nga dita në ditë pëson rënie të theksuar