Tregtari kundër zgjatimit të orarit: Nuk do të flemë në treg

11 Prill 2020, 14:05

Teksa zgjatimi i orarit për tregtim është mirëpritur mjaft mirë nga shumica e tregtarëve, ka edhe nga ata që nuk janë dakord. Një nga tregtarët në Kombinat shprehet se ai do donte që orari i shitjeve të ishte deri në orën 13:00 siç është vendosur që në fillim nga qeveria për të shmangur përhapjen e Covid-19. Ndërsa për qytetarët ai thotë se i respektojnë rregullat e vendosura një për një.