Tregtari: Masat e qeverisë ulën shitjet, më parë qytetarët dilnin edhe pa autorizim

11 Prill 2020, 14:04

Një tregtar fruta-perimesh në tregun e Kombinatit për Report Tv shprehet se zgjatimi i orarit nga qeveria për tregtim është vendim mjaft i mirë, por me vendosjen e tunelit të dezinfektimit dhe rritjet e kontrolleve, shitjet kanë rënë. Kjo sipas tij po ndodh për shkak se më përpara qytetarët dilnin edhe pa autorizim dhe në grumbuj me njëri-tjetrin.