Tregtia përmirësohet lehtë, fasoneria nuk po 'ngre kokë'! Vendi eksportoi 203.8 mln € mallra në muajin shkurt

18 Mars 2021, 16:00

Tregtia e mallrave vijon të jetë nën ndikimin pandemisë COVID-19, edhe pse në dy muajit e parë të vitit shkëmbimet tregtare janë rritur krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT vijon të pësojë rënie të fortë sektori i fasonerisë.Referuar INSTAT, si dymujor janar-shkurt vendi ju ka shitur shteteve të huaja produkte me vlerë 399,4 milionë euro, me një rritje prej 1% në raport me këto dy muaj të vitit 2020, kohë kur nuk kishte nisur pandemia COVID-19, në vendin tonë.\