Tregu i Fierit më problematik...në një supermarket rresht për një për të dezinfektuar duart

25 Mars 2020, 10:39

Qyteti i Fierit vijon të jetë problematik, specifikisht në tregje. Edhe pse ai renditet i dyti, pas Tiranës për numrin e lartë të rasteve, kjo nuk i ka trembur qytetarët të cilët vijojnë të grumbullohen në treg për të blerë fruta-perime pas masa mbrojtëse, as doreza dhe as maska. Nga ana  tjetër, një supermarket ka vendosur një person i cili u dezinfekton duart të gjithëve me alkool, por nuk ruhet mjaftueshëm distanca.