Tregu i Kombinatit, qytetarët ruajnë distancën dhe dezinfektohen

6 Prill 2020, 09:50

TIRANË- Sot Tregu i Kombinatit është hapur për blerësit me rregullat e reja të vendosura, si pasojë e mungesës së ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve, të cilit nuk respektonin asnjë masë mbrojtëse. Ditën e sotme, panorama është krejtësisht ndryshe nga sa është parë ditët e kaluara, çka ndikoi që mbajtja e distancës të bëhej me detyrim.

Qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë qytetarëve për të ruajtur distancë. Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.Më pas, pasi përfundojnë pazaret, në dalje qytetarëve u dezinfektohet. Të pranishëm janë edhe forca policie dhe ushtarake që bëjnë monitorimin e situatë.