Trendet e reja te buqetave me lule

18 Nëntor 2019, 13:45

Një buqetë me lule është kurdoherë një dhuratë që të gjithë do ta mirëprisnim. Nëpërmjet luleve njerëzit ndër vite i kanë shprehur dashurinë dhe miqësinë njëri tjetrit, duke e kthyer në simbol të dhuratave. Megjithatë ashtu sic koha ka evoluar, edhe koncepti mbi një buqetë lulesh ka ndryshuar. Ata që bëjnë një dhuratë të tillë i kushtojnë edhe më tepër rëndësi detajeve dhe kuptimit të buqetës, luleve që ndërtohet një e tillë. Më i pëlqyeri ndër vite ka qenë trëndafili, i cili ka kuptimin e sinqeritetit, spiritualitetin dhe paqes. Frida, e cila ka vite që merret me shitjen e luleve, tregon që trëndafili vazhdon të mbetet ‘mbreti’ i luleve kur bie fjala për një dhuratë. Megjithatë Frida thotë se ka një sërë lloje lulesh me të cilat mund të realizohet një kombinim perfekt për një buqetë. Trendi i fundit, sipas saj janë buqetat e çrregullta të luleve.