''Triptik për paqen”, historia e Europës në 60 minuta

6 Maj 2019, 22:06

Në kuadër të Javës së Europës, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit dhe delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, prezatojnë projektin e përbashkët “Triptik për paqen”. Projekti synon organizmin e një sërë aktivitetesh që përmbyllen me një spektakël madhështor në qytetin antik Apoloni.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetasit do të mund të ndjekin të martën më 7 maj, ora 20:00 një produksion multimedial skenik e muzikor në Amfiteatrin e Liqenit, ku do të prezantohet “Historia e Europës në 60 minuta”. Ndërsa më 8 maj koncerti do të zhvendoset në qytetin e Fierit.

Në sajë të punës së profesionistëve, qytetarët do të mund të ndjekin një koncert të unifikuar letrar-muzikor-historik, me imazhe reale filmike e simbolike. Aktiviteti do të realizohet me pjesëmarrjen e Trupave artistike dhe Artistëve drejtues e solistë nga Tirana e Fieri, si dhe artistë nga Filarmonia e Prishtines, dhe artistë nga Kori Mix-Selnanik.

Aktivitetet e organizuara në këtë 70-vjetor të themelimit të KE, synojnë të promovojnë dhe të respektojnë historinë, traditat dhe vlerat e demokracise Europiane perëndimore.