Tritan Kalo 10 këshilla si ta mundim kuçedrën COVID-19! Mesazh 'politiqenërve'

15 Mars 2020, 14:23

Me një foto me të gjithë kolegët e QSUT-së, mjeku i njohur Tritan Kalo, jep 10 këshilla ndaj qytetarëve se si të luftojnë në këto kohë kundër koronavirusit, duke u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre. Ai ndan edhe një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare.

"Do ia dalim së bashku me ju. Ne punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza”jemi një ekip,  një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “Shpëtimin e jetëve tuaja duke vënë në rrezik jetët tona”. Ne jemi të barabartë në mes të barabartëve, jo tre as katër as pesë por vetëm një ekip i tërë mjekesh, specializantësh, infermierësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh. Një orkestër e mirë-organizuar në betejën ndaj tinëzarit idhnak COVID-19. Bashkëatdhetarë,  ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetësore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmve tuaj sidomos atyre të moshuar,

 3- KUJDESUNI ndaj higjienës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni

 4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,

5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni, 6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lëngje nga më të ndryshmet,

 7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, por edhe në mos sëmurjen tuaj,

 8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësia, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10- QËNDRONI në kontakt me mjekët e familjes, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merrni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..Mos përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar mundësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marrin këshillat e duhura dhe ndihmën mjekësore në kohën e duhur.