Tritol banesës së Vendim Demajt, zëvendësit të Mziut! Demaj: Arsye politike

5 Gusht 2019, 18:42

KAMËZ-  Mbrëmjen e djeshme i është vënë tritol një banese ku jeton prej disa kohësh me qera Paulin Gjegjaj. Ndërkohë që sipas Partisë Demokratike kjo banesë është në pronësi të nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës Vendim Demaj. Report tv mëson se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në shtëpi nuk ka pasur asnjë person. "Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati,  në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj,  ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Metarialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”
, njofton policia. Partia Demokratike e quan sulmin politik duke thënë se se prej kohësh bashkia e Kamzës është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur shpërthimin e tritolit një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të Ramës.

    No videos found.