Shpërthimi i tritolit në një automjet në lagjen "29 nëntori" të qytetit të Fierit mbrëmjen e djeshme ka tronditur banorët. Në erë është hedhur një automjet tip "Mercedes Benz" me targa AA 270 IV në momentin kur po dilte nga parkimi, fare pranë qendrës së qytetit.
Drejtuesi i automjetit, Ervin Memo, 38-vjeç, ka arritur të shpëtojë edhe pse shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, pasi siç duket edhe nga fotot e siguruara nga "Shqiptarja.com", makina është shkatërruar dhe dëmtimet më të mëdha i ka në krahun e shoferit.