Tritoli në Vlorë, ishte programuar shpërthim në distancë! Gjendet një aparat celular në makinë

22 Nëntor 2020, 12:15 | Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 12:15

Detaje nga lënda plasëse e vendosur gjatë natës në një makinë në Vlorë.

Lënda plasëse e vendosur në pjesën e pasme të makinës ka qenë bashkë me një aparat celular.

Burimet bëjnë me dije se lënda plasëse ishte e programuar për shpërthim në distancë.

Pronari i makinës prej dy vitesh jeton ne Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë shtetit.

b.ha./Shqiptarja.com