Troket Viti i Ri 2021. Qytetarët shqiptarë si edhe e gjithë bota këtë herë festojnë ndryshe, kjo për shkak të kufizimeve nga koronavirusi.
Atmosfera festive, në ndryshim nga vitet e tjera ndihet vetëm brenda shtëpive të gjithësecilit për shkak të kufizimeve të orarit të lëvizjes.
Sikurse nuk ishte parë në vitet e tjera gjatë kësaj periudhe festive, rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë janë të pushtuara nga heshtja.
Sheshet janë bosh teksa të vetmen atmosferë festive e përçojnë zbukurimet e vendosura në institucione dhe në rrugë.