Tronditëse ç’ndodh në mes të Tiranës, pamjet nga aksidenti tek ambasada italiane

14 Janar 2021, 22:16

Ky është momenti i aksidentit të regjistruar pasditen e sotme (14 janar) pranë ambasadës taliane në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina tip ‘BMË’ po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Ajo është përplasur në kryqëzim me automjetin tjetër tip ‘Skoda’ dhe janë spostuar më pas pranë hyrjes së ambasadës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale teksa një person është lënduar lehtë.