Tronditet Gjermania/ Gjenden të vrarë brenda një shtëpie 5 fëmijë...Krimin dyshohet se e ka kryer nëna e tyre

3 Shtator 2020, 20:08

Pesë fëmijë janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Solingen, Nordrhein-Westfalen, në Gjermani.

Agjencia Dpa, duke cituar policinë e Wupperthal shkruan se sipas zëdhënësit të policisë së Wupperthal, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

"Trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi private në Hasselstrasse në Solingen. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për moshën e fëmijëve dhe për rrethanat e mundshme të vdekjeve” – shkruan Dpa

Sipas burimeve të Bild, fëmijët janë vrarë nga nëna e tyre 27-vjeçare, e cila më pas është hedhur në shinat e një treni të metrosë dhe ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë. Ata janë të moshës 1, 2, 3, 6 e 8 vjeç

Gruaja, pasi kishte masakruar fëmijët i kishte telefonuar nënës së saj duke i treguar për krimin dhe i pati thënë se po shkonte të vriste fëmijën e gjashtë, 11 vjeç por që tani ndodhet me gjyshen e tij i sigurt.