Tronditet Tirana/ Vrasje me armë zjarri në Laprakë, vdes 17-vjeçarja, plagoset i riu

26 Dhjetor 2018, 19:27

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë në zonën e Laprakës. Një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Briselda Gjikola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një djalë 23 vjeç,Erjon Denga është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Report Tv ka mësuar se dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga një tjetër person.

Njoftimi paraprak i policisë

Tiranë, Informacion paraprak

Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. 

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.