Tropoja shembull, në qytet zbatohen me rigorozitet urdhrat e autoriteteve

5 Prill 2020, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 12:35:05

Tropoja po zbaton me rigorozitet aktet normative për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo në sajë edhe të ndërgjegjësimit të banorëve, por edhe angazhimit të policisë vendore që janë në shërbim pa ndërprerje. Ndërkohë Bashkia e Tropojës në bashkëpunim me policinë rrugore po punojnë edhe për vendosjen e sinjalistikës rrugore në qytetin e Bajram Currit.

Sakaq ditët e fundit për shkelje të akteve normative anti COVID-19 policia rrugore ka bllokuar tre mjete dhe ka gjobitur 80 drejtues automjetesh .