Trukimi për baste/ Olympiacos mund të zbresë një kategori më poshtë, pronari me COVID-19 rrezikon përjashtimin përjetë nga futbolli

25 Prill 2020, 20:08

Klubi më i sukseshëm në Greqi, Olympiacos, që ka fituar 44 kampionate, rrezikon të zbresë një kategori më poshtë për shkak se dyshohet se ka trukuar një ndeshje në vitin 2015. Bëhet fjalë për takimin Olynpiacos-Atromitos, e përfunduar me shifrat 2-1 dhe e hetuar më parë.

Së fundmi media greke SDNA raporton se një nga anëtarët e Kodit të Sjelljes në Greqi, ka arritur në përfundimin se ka dyshime të arsyeshme kundër klubit dhe presidentit të tij. Të dy klubet akuzohen për trukim me qëllim përfitimin e shumave të majme në baste. Referuar nenit 27 penalitetet nëse shpallen fajtorë janë shumë të rënda.